Një person është ndaluar të dielën në pikëkalimin kufitar në Merdar, nën dyshimin për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë vitit 1999.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është ndaluar më 25 tetor 2026.
“Prishtinë / Viti 1999. Më 25.10.2026 në PKK Merdare është ndaluar i dyshuari kosovar për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në veprën e lartcekur”, thuhet në raport.
Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Burimi: dukagjini.com ↗

