KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ReMusica Festival shënon 25-vjetorin me edicionin “Continuum” në Prishtinë dhe Prizren

ReMusica Festival shënon 25-vjetorin me edicionin “Continuum” në Prishtinë dhe Prizren

Festivali ndërkombëtar i muzikës ReMusica rikthehet nga 26 tetori deri më 1 nëntor 2026, me edicionin e tij të 25-të, të titulluar “Continuum”. Ky edicion jubilar shënon një çerek shekulli të përkushtimit ndaj muzikës klasike dhe bashkëkohore, duke sjellë koncerte, premiera muzikore, punëtori dhe diskutime profesionale në Prishtinë dhe Prizren.

Përgjatë shtatë ditëve, festivali do të bashkojë artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, kompozitorë, instrumentistë dhe profesionistë të industrisë muzikore. Përmes programit të larmishëm, ReMusica vazhdon të promovojë krijimtarinë bashkëkohore, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbështetjen e gjeneratave të reja të artistëve.

Detajet

  • Data: 26 tetor – 1 nëntor 2026
  • Ora e hapjes zyrtare: 19:30
  • Vendndodhja: Kisha Katolike “Shën Ndou”, Prishtinë, si dhe hapësira të tjera kulturore në Prishtinë dhe Prizren

Programi?

Edicioni i 25-të i ReMusica sjell një program me koncerte, performanca eksperimentale, aktivitete edukative dhe diskutime mbi të ardhmen e muzikës bashkëkohore.

26 tetor – Hapja e festivalit

Festivali nis me aktivitetet e ReMusica Junior dhe një diskutim mbi të ardhmen e muzikës bashkëkohore. Në orën 19:30, në Kishën Katolike “Shën Ndou”, mbahet koncerti i hapjes me premierën e një vepre të përbashkët nga ReVocal Ensemble, si dhe performancën Vol de Nuit nga Thibaut Garcia dhe Félicien Brut.

27 tetor – ReNew Platform dhe performanca ndërkombëtare

Programi zhvillohet në Prizren dhe Prishtinë, me punëtori për fëmijë, koncerte nga artistët e platformës ReNew, diskutime profesionale dhe aktivitete rrjetëzimi. Mbrëmja përmbyllet me koncertin ZONAR nga North Sea String Quartet.

28 tetor – Muzikë eksperimentale dhe artistë të rinj

Në program përfshihen punëtori interaktive, diskutime mbi mundësitë e financimit në art dhe performanca nga artistët e rinj të platformës ReNew. Në orën 19:30, BL!NDMAN DRUMS prezanton koncertin ICONS, me vepra nga Philip Glass, Terry Riley dhe Steve Reich.

29 tetor – Nga Bach te Piazzolla

Dita sjell prezantimin e krijimeve të kompozitorëve të rinj Ylli Daklani dhe Dea Ahma, ndërsa në mbrëmje Bujana Ameti, Ëmbla Dana dhe Diar Aliu interpretojnë koncertin The Journey from Bach to Piazzolla.

31 tetor – ReMusica Junior

Programi vazhdon me një punëtori për fëmijë, ku pjesëmarrësit do të krijojnë instrumente muzikore duke përdorur materiale të riciklueshme.

1 nëntor – Koncerti përmbyllës

Edicioni jubilar përmbyllet me koncertin e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Marco Crispo dhe me pjesëmarrjen e kitaristit Mak Grgić, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • 25 vjet traditë muzikore: Bëhuni pjesë e edicionit jubilar të një prej festivaleve të rëndësishme të muzikës klasike dhe bashkëkohore në Kosovë.
  • Performanca ndërkombëtare: Ndiqni koncerte nga artistë dhe ansamble të njohura, me interpretime që ndërthurin traditën klasike dhe krijimtarinë moderne.
  • Zbulimi i talenteve të reja: Njihuni me artistët dhe kompozitorët e platformës ReNew, e cila mbështet zhvillimin e gjeneratave të reja.
  • Aktivitete edukative: Merrni pjesë në punëtori, diskutime dhe programe interaktive të dedikuara edhe për fëmijë.
  • Mundësi bashkëpunimi: Takoni profesionistë të muzikës dhe kulturës për të shkëmbyer ide dhe për të krijuar lidhje të reja profesionale.

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit etj.

Për informacione rreth biletave dhe programit të plotë, vizitoni faqen zyrtare të ReMusica Festival.

Email: info@remusicafestival.com

Rrjetet sociale: Facebook | Instagram

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.