KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Korçë: Plagoset me thikë 19-vjeçari, kapet autori i dyshuar

Korçë: Plagoset me thikë 19-vjeçari, kapet autori i dyshuar

Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 19-vjeçari në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur në kofshë ka mbetur shtetasi me iniciale M. A.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë bërë të mundur kapjen, pak minuta pas ngjarjes, të autorit të dyshuar, 23-vjeçarit me iniciale R. I, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

Sipas të dhënave paraprake, i dyshuari kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa gjatë kontrollit policor iu gjet edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

I plagosuri po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.