KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Dy policë të lënduar në Skenderaj, shoferi përplas veturën zyrtare dhe ikën

Dy policë të lënduar në Skenderaj, shoferi përplas veturën zyrtare dhe ikën

Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një incidenti që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Skenderaj, ku një shofer i dyshuar, gjatë tentimit për t’u ndalur nga policia, ka goditur veturën zyrtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 21:45, kur njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur në një veturë me targa vendore, drejtuesi i së cilës po bënte vozitje të rrezikshme.

Gjatë përpjekjes për ta ndalur veturën, shoferi i dyshuar, identiteti i të cilit nuk dihet, ka goditur veturën e policisë, duke e nxjerrë nga rruga. Vetura zyrtare më pas ka goditur një shtyllë elektrike.

Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët policorë që ndodheshin në veturën zyrtare kanë pësuar lëndime. Ata fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF në Skenderaj dhe më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë të Jugut. Pas trajtimit, janë liruar.

Ndërkohë, vetura e dyshuar është gjetur e aksidentuar dhe e braktisur në fshatin Rezallë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.