KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Dhuna shoqëron zgjedhjet në Serbi, të rinjtë sulmohen nga persona të maskuar

Dhuna shoqëron zgjedhjet në Serbi, të rinjtë sulmohen nga persona të maskuar

Një grup burrash të maskuar kanë sulmuar disa të rinj pranë një qendre votimi në Pançevë të Serbisë, në afërsi të Shkollës Bujqësore, në ditën kur në vend po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas raportimeve, sulmi ndodhi në rrugën pranë shkollës, ku ishte vendosur qendra e votimit. Të dyshuarit raportohet se ishin të veshur me të zeza, me kapuçë dhe maska në fytyrë.

Policia thuhet se ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por incidenti nuk ishte raportuar zyrtarisht tek autoritetet. Sipas raportimeve, policia kishte marrë dijeni për rastin përmes mediave.

Ngjarja vjen në një ditë të tensionuar zgjedhore në Serbi, ku janë raportuar edhe incidente të tjera në disa qendra votimi.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me motivet e sulmit apo identitetin e personave të përfshirë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.