Feronikeli ’74 ka regjistruar një fitore të madhe dhe me shumë peshë në Superligën e Kosovës në futboll, duke mposhtur Dukagjinin me rezultat bindës 3:0.
Në duelin e zhvilluar në Drenas, vendasit dominuan plotësisht dhe dhuruan spektakël përgjatë tërë 90 minutave të lojës, transmeton Klankosova.tv.
Protagonisti kryesor i takimit ishte Albin Prapashtica, i cili realizoi dy gola, ndërsa fitoren e thellë e vulosi Yannick Noah.
Me gjithë këtë triumf me vlerë, Feronikeli ’74 mbetet në pozitën e tetë të renditjes tabelare me 11 pikë të tubuara, ndërkaq Dukagjini ruan vendin e pestë me 17 pikë.
Burimi: klankosova.tv ↗

