Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale me diell.
Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
Temperaturat relativisht të buta gjatë ditës do të shoqërohen me mëngjese të freskëta, për shkak të vlerave të ulëta të temperaturave minimale./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

