KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Ronela Hajati zbulon pa dashje se është në një lidhje dashurie përgjatë emisionit me Luizin

Ronela Hajati zbulon pa dashje se është në një lidhje dashurie përgjatë emisionit me Luizin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka ngritur dyshimet se është në një lidhje dashurie, pas disa përgjigjeve që dha gjatë një loje në emisionin “Live me Luizin”.

E ftuar në emisionin e prezantuar nga Luiz Ejlli, artistja mori pjesë në një lojë me pyetje të shpejta, gjatë së cilës duhej t’u vendoste nota djemve në varësi të sjelljeve të tyre në situata të ndryshme në një lidhje.

Një nga përgjigjet e saj tërhoqi veçanërisht vëmendjen, kur Luizi e pyeti se si do të reagonte nëse një djalë, të cilin e vlerëson me notën 10, do t’i dërgonte mesazhin “mirëmëngjesi princeshë” në orën 14:00.

“Me 2 të drekës sime i bie 8 e darkës atje”, u përgjigj Ronela, duke lënë të kuptohet se personi për të cilin po fliste ndodhet në një zonë me ndryshim të konsiderueshëm kohor nga Shqipëria.

Luiz Ejlli reagoi menjëherë, duke përjashtuar mundësinë që personi të ndodhej në Australi dhe duke përmendur Kanadanë ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës si destinacione të mundshme.

Përgjigjja e këngëtares nxiti dyshimet se ajo mund të jetë duke përjetuar një romancë në distancë, megjithëse Ronela nuk zbuloi identitetin e personit dhe as nuk konfirmoi drejtpërdrejt se është në një lidhje.

Gjatë lojës, artistja ndau edhe mendimet e saj për sjellje të ndryshme në çift. Kur u pyet nëse do t’i jepte rëndësi faktit që partneri i saj e komplimenton kur publikon fotografi provokuese, Ronela u shpreh se numri i tij do të rritej, duke theksuar se një burrë që është krenar për partneren e tij tregon vetëbesim.

Nga ana tjetër, ajo reagoi me humor ndaj situatës kur një partner e heq nga Instagrami ose e bllokon në WhatsApp pas një zënke, duke thënë se në atë rast do t’ia ulte vlerësimin.

– YouTube youtu.be

Ronela tregoi gjithashtu se nuk do ta kishte problem të paguante faturën në një restorant nëse partneri do të harronte portofolin, ndërsa për lulet tha se vlerësimi i saj do të rritej nëse ai do t’i dhuronte pa ndonjë arsye të veçantë.

Megjithatë, ishte përgjigjja për mesazhin e mëngjesit dhe diferencën kohore ajo që tërhoqi më shumë vëmendje, duke lënë të hapur mundësinë që këngëtarja të ketë dikë të veçantë në jetën e saj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.