KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rexhepi: Shqiptarët nga Kosova po vijnë masivisht për të votuar (VIDEO)

Rexhepi: Shqiptarët nga Kosova po vijnë masivisht për të votuar (VIDEO)

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, i ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka folur mbi rëndësinë e zgjedhjeve dhe mobilizimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, veçanërisht atyre që jetojnë në Kosovë.

Ai deklaroi se nga informacionet e marra nga tereni, qytetarët me të drejtë vote tashmë kanë marrë rrugën për të votuar nesër, pavarësisht pritjeve të gjata.

Është e patjetërsueshme që ata të vijnë dhe të votojnë. Siç po e shohim në këto momente, sipas informacioneve nga tereni, shqiptarët nga Kosova janë nisur gati të gjithë dhe janë duke ardhur që nesër të dalin masovikisht. Po i shohim kolonat e gjata në kufi, por pavarësisht këtyre pritjeve, ata nuk po dorëzohen dhe po vijnë për të vendosur për Luginën e Preshevës, që të kemi sa më shumë zëra në parlamentin serb dhe të dëgjohet zëri shqiptar e padrejtësitë," tha Rexhepi.

Rexhepi falënderoi institucionet e Kosovës për mbështetjen dhe thirrjet e bëra, duke veçuar edhe unitetin e treguar në nivel rajonal.

Kjo është një falënderim shumë i veçantë për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, por edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut, ku të gjithë liderët politikë shqiptarë kanë bërë thirrje. Gjithashtu edhe nga Mali i Zi kemi marrë telefonata," deklaroi ai.

Ai theksoi se shqiptarët e Luginës mbeten populli më i diskriminuar në Evropë dhe në rajon, ndaj dhe unifikimi politik i arritur së fundmi është vendimtar për t'u përballur me politikat e Beogradit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.