Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    OpenAI lanson ChatGPT Health me integrimin e Apple Health dhe MyFitnessPal

    January 8, 2026

    Agjenti amerikan i imigracionit qëllon për vdekje një grua në Minneapolis, kamerat filmojnë gjithçka

    January 8, 2026

    Maqedonia përfshihet nga moti i ligë, disa lumenj dalin nga shtrati i tyre

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • OpenAI lanson ChatGPT Health me integrimin e Apple Health dhe MyFitnessPal
    • Agjenti amerikan i imigracionit qëllon për vdekje një grua në Minneapolis, kamerat filmojnë gjithçka
    • Maqedonia përfshihet nga moti i ligë, disa lumenj dalin nga shtrati i tyre
    • Bjellorusja hidhet me parashutë nga helikopteri dhe bën “surf” në 6,400 metra lartësi
    • Fillim bombastik i sezonit të shkëmbimeve: Trae Young dërgohet në një nga ekipet më të dobëta në NBA
    • Klubi i Ligës Premier hyn fuqishëm në garë për Arda Guler
    • Në Kodrën e Diellit janë matur temperatura më të ulëta
    • Thunder vazhdojnë me fitore, Lakers pëson humbje në fushën e Spurs
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Tarifat e ujit dhe kanalizimit, KRU “Prishtina” jep sqarime për qytetarët

    Tarifat e ujit dhe kanalizimit, KRU “Prishtina” jep sqarime për qytetarët

    korrektpressBy korrektpressJanuary 5, 2026 Kru prishtina 2 Mins Read
    Tarifat e ujit dhe kanalizimit, KRU “Prishtina” jep sqarime për qytetarët
    Tarifat e ujit dhe kanalizimit, KRU “Prishtina” jep sqarime për qytetarët
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka sqaruar procesin e përcaktimit të tarifave të ujësjellësit dhe kanalizimit, duke theksuar se ato miratohen nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), në përputhje me Ligjin Nr. 05/L–042.

    Në një njoftim të publikuar në Facebook, KRU “Prishtina” bën të ditur se ARRU përcakton tarifat me qëllim që ato të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të garantojnë qëndrueshmërinë financiare të ofruesve të shërbimeve të ujit.

    “ARRU përcakton tarifat e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, duke siguruar që ato të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të mbështesin qëndrueshmërinë financiare të ofruesve të shërbimeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

    Sipas KRU “Prishtina”, tarifat përfshijnë shërbimet e ujësjellësit dhe të ujërave të ndotura, furnizimin me ujë të patrajtuar me shumicë, si dhe ujin e trajtuar me shumicë. Tarifa, siç sqarohet, llogaritet duke pjesëtuar kërkesën për të ardhura me vëllimin e ujit të shitur, duke marrë parasysh edhe efikasitetin në arkëtimin e të ardhurave.

    “Kërkesa për të ardhura përbëhet nga tre komponentë kryesorë: shpenzimet operative, mirëmbajtja kapitale dhe kthimi në Bazën Rregullatore të Aseteve”, thekson kompania.

    Po ashtu, KRU “Prishtina” njofton se ka paraqitur kërkesat tarifore për periudhën 2026–2028, të cilat përfshijnë shpenzime operative për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me ujë dhe shërbime të kanalizimit, investime kapitale dhe mirëmbajtje të rrjetit ekzistues, si dhe projekte për modernizimin e aseteve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët.

    “Edhe me tarifat e aprovuara, KRU ‘Prishtina’ mbetet e përkushtuar të ofrojë shërbime të qëndrueshme, cilësore dhe pa ndërprerje për qytetarët”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Bora mbulon Prishtinën, situata më e qetë pas vërshimeve

    Komuna e Obiliqit apelon për kujdes të shtuar për shkak të rrugëve të ngrira dhe të rrëshqitshme

    Komuna e Fushë Kosovës shpërndan ndihma për familjet në nevojë në zonat e prekura

    Lladrovci: Janë ndalur reshjet, vetëm rruga Drenas-Guri i Plakës mbetet e bllokuar

    Trubullira në Ibër-Lepenc – mbesin pa ujë Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi dhe një pjesë e Prishtinës

    KRU “Mitrovica”: Furnizimi me ujë të pijes mbetet i ndërprerë

    Trubullira në Ibër-Lepenc – mbesin pa ujë Fushë Kosova, Obiliqi dhe një pjesë e Prishtinës

    LEXO GJITHASHTU

    OpenAI lanson ChatGPT Health me integrimin e Apple Health dhe MyFitnessPal

    January 8, 2026

    Agjenti amerikan i imigracionit qëllon për vdekje një grua në Minneapolis, kamerat filmojnë gjithçka

    January 8, 2026

    Maqedonia përfshihet nga moti i ligë, disa lumenj dalin nga shtrati i tyre

    January 8, 2026

    Bjellorusja hidhet me parashutë nga helikopteri dhe bën “surf” në 6,400 metra lartësi

    January 8, 2026
    TË TJERA

    Fillim bombastik i sezonit të shkëmbimeve: Trae Young dërgohet në një nga ekipet më të dobëta në NBA

    January 8, 2026

    Klubi i Ligës Premier hyn fuqishëm në garë për Arda Guler

    January 8, 2026

    Në Kodrën e Diellit janë matur temperatura më të ulëta

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.