KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

BE-ja uron Listën Studentore dhe shpreh gatishmërinë për të mbështetur reformat në Serbi

BE-ja uron Listën Studentore dhe shpreh gatishmërinë për të mbështetur reformat në Serbi

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, uruan Listën Studentore për fitoren në zgjedhje, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve evropiane për të mbështetur përparimin e Serbisë drejt BE-së.

“Jemi të gatshëm të mbështesim reformat në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike, si dhe të punojmë së bashku për realizimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, thanë ata në një postim të përbashkët në X.

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve shënon një fillim të ri në marrëdhëniet e Serbisë me Brukselin.

“Për Serbinë mund të fillojë një kapitull i ri. Dyert e BE-së janë të hapura dhe jemi të gatshëm të ecim përpara së bashku”, tha Kos në një deklaratë me shkrim, të shpërndarë për gazetarët nga kabineti i saj.

Duke uruar Listën Studentore, ajo tha se qytetarët e Serbisë e shprehën zërin e tyre duke marrë pjesë në zgjedhje në numër historik, pas pothuajse dy vjetësh protesta për demokraci, sundim të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit.

“Pikërisht këto janë vlerat që qëndrojnë në zemër të Bashkimit tonë Evropian”, tha Kos, raporton Radio Evropa e Lirë.

Vuçiq pranon humbjen, thotë se Lista Studentore i fitoi zgjedhjet në Serbi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.