KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Këta dy lojtarë ishin çelësi i fitores” – Mourinho zbulon planin taktik ndaj Barcelonës

“Këta dy lojtarë ishin çelësi i fitores” – Mourinho zbulon planin taktik ndaj Barcelonës

José Mourinho ka shpjeguar idenë taktike që përdori ndaj Barcelonës, duke veçuar rolin e Eduardo Camavingas dhe Jude Bellinghamit në shfrytëzimin e hapësirave mes linjave të kundërshtarit.

Trajneri portugez tregoi se i kishte kërkuar Camavingas të sulmonte hapësirat, ndërsa Aurélien Tchouaméni të qëndronte më poshtë për të mbrojtur repartin defensiv.

“I thashë Camavingas se Tchouaméni do të qëndronte prapa për të mbrojtur mbrojtjen, ndërsa ti do të sulmosh hapësirat. Është e vështirë për sulmuesit që të sulmojnë hapësirat kundër Barcelonës. Zgjidhja e vetme është ta bësh këtë përmes mesfushorëve”, deklaroi Mourinho.

Ai shpjegoi se sulmuesit e kanë më të vështirë ta befasojnë mbrojtjen e Barcelonës, pasi ajo është e përgatitur mirë taktikisht dhe mund t’i lërë ata në pozicion jashtë loje ose t’ua ndërpresë pasimet portieri Joan Garcia.

“Kur sulmuesit përpiqen ta bëjnë këtë, mbrojtja e Barcelonës është e përgatitur dhe e stërvitur për t’u përballur me situata të tilla. Ata përfundojnë në pozicion jashtë loje ose pasimi ndalet nga Joan Garcia. Zgjidhja është të përdorësh mesfushorë si Camavinga dhe Bellingham për ta thyer atë linjë. Dhe kjo funksionoi”, shtoi trajneri.

Mourinho pati fjalë të mëdha edhe për Camavingan, të cilin e konsideron titullar, pavarësisht konkurrencës së madhe brenda skuadrës.

“Eduardo Camavinga është titullar për mua. Problemi është se kam shumë titullarë, kështu që disa prej tyre përfundojnë në stol. Kur e shikoj bankën rezervë, shoh titullarë. Camavinga ishte i jashtëzakonshëm ndaj Leipzigut dhe sot ishte sërish i pabesueshëm”, u shpreh ai.

Në fund, portugezi vlerësoi përmirësimin e skuadrës, duke theksuar se rezultatet e dobëta të mëparshme nuk nënkuptonin domosdoshmërisht paraqitje të dobëta.

“Jam shumë krenar për lojtarët. Ishin vërtet shumë të mirë. Kemi përparuar shumë që nga humbja ndaj Atleticos. Por, për shembull, në humbjen ndaj Betisit luajtëm shumë mirë. Krijuam më shumë raste se në çdo ndeshje tjetër, por humbëm shumë mundësi. Nuk është se atëherë ishim të tmerrshëm dhe tani jemi shumë të mirë. Megjithatë, është e vërtetë se jemi përmirësuar”, përfundoi Mourinho. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.