KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një shtetas gjerman për një milion euro të sekuestruara në Merdare

Arrestohet një shtetas gjerman për një milion euro të sekuestruara në Merdare

Një shtetas gjerman është arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, pasi nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen e një milion eurove të sekuestruara në pikën kufitare në Merdare.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se, më 23 tetor 2026, i dyshuari është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), raporton Zeri.info.

"Rasti lidhet me 24 shkurtin e këtij viti, kur në një automjet me targa të Shqipërisë, në një hapësirë të modifikuar brenda tij, ishin gjetur dhe sekuestruar një milion euro. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se paratë e sekuestruara ishin të tijat, por nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen e tyre dhe lidhjen me personat e dyshuar që i kishin transportuar", thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.