Dy raste të vdekjeve janë raportuar gjatë ditës së djeshme në dy lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Graçanicë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në të dyja rastet viktimat, meshkuj kosovarë, janë gjetur pa shenja jete në banesat e tyre, raporton Zeri.info.
Rasti i parë është raportuar më 23 tetor, rreth orës 07:43, në rrugën „Vicianum“ në Prishtinë.
“Policia është njoftuar nga emergjenca se një person ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar në Graçanicë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rastet janë duke u trajtuar si „Hetim mbi vdekjen“. /Zëri

