KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bordi i Paqes: Kontributi i Kosovës do të jetë thelbësor për sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kontributi i Kosovës do të jetë thelbësor për sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Shqipëria ka finalizuar marrëveshjen për pjesëmarrje në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, ndërsa kontributi i Kosovës është përmendur si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për sigurinë dhe rindërtimin e këtij territori palestinez.

Sipas njoftimit të Bordit të Paqes, Republika e Shqipërisë, Bordi i Paqes, Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe Grupi i Punës për Gazën kanë përfunduar zyrtarisht marrëveshjen për përfshirjen e Shqipërisë në këtë forcë, raporton Klankosova.tv.

Në kuadër të marrëveshjes, Shqipëria do të ofrojë mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë dhe kapacitete për planifikimin e operacioneve në kuadër të misionit në Gaza.

Bordi i Paqes thekson se kontributi i Shqipërisë i shtohet atij të Marokut dhe Kosovës dhe se angazhimi i këtyre vendeve do të jetë thelbësor për përshpejtimin e misionit që synon avancimin e qeverisjes, sigurisë, përpjekjeve humanitare, sundimit të ligjit dhe rindërtimit të Gazës.

Oficerët shqiptarë pritet të dislokohen muajin e ardhshëm

Marrëveshja u finalizua më 21 tetor, në një ceremoni ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, gjeneralmajor Jasper Jeffers, si dhe përfaqësues të tjerë ushtarakë e diplomatikë.

Sipas njoftimit, Shqipëria tashmë ka kontribuar në përpjekjet e Bordit të Paqes dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për zbatimin e planit gjithëpërfshirës të presidentit amerikan, Donald Trump, për paqen në Gaza.

Me marrëveshjen e re, Shqipëria e ka formalizuar në legjislacionin e saj kombëtar mbështetjen për misionin e ISF-së. Oficerët shqiptarë të ndërlidhjes pritet të dislokohen në rajon muajin e ardhshëm.

Bordi i Paqes dhe Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit kanë shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë për angazhimin e saj në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.