KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Simulohet situatë emergjente me zjarr evakuim dhe shpëtim të personit të lënduar në Gjakovë

Simulohet situatë emergjente me zjarr evakuim dhe shpëtim të personit të lënduar në Gjakovë

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se në objektin e KEDS-it në Gjakovë është realizuar një simulim ndërinstitucional për reagim në situata emergjente, me skenar të zjarrit, evakuimit të personave dhe shpëtimit të një personi të lënduar nga kati i dytë i objektit.

Sipas njoftimit, aktiviteti kishte për qëllim testimin e gatishmërisë së ekipeve për reagim në raste emergjente, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, si dhe avancimin e aftësive për evakuim, shpëtim dhe ofrim të ndihmës së parë.

Simulimi u organizua nga KEDS-i në kuadër të “Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë”, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës dhe ekipet e emergjencës mjekësore.

Përmes këtij aktiviteti u synua vlerësimi i reagimit të institucioneve në situata të rrezikut, si dhe përmirësimi i koordinimit ndërmjet ekipeve përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave.

Komuna e Gjakovës ka theksuar rëndësinë e gatishmërisë institucionale dhe reagimit profesional në situata emergjente, me synim mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe ofrimin e një reagimi sa më efektiv në raste të tilla. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.