KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohet një person në Gostivar, dyshohet për vjedhje në një kishë

Ndalohet një person në Gostivar, dyshohet për vjedhje në një kishë

SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një person nga Gostivari i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në një kishë.

“Sot (05.01.2026) në ora 08.50) në bulevardin ,,Goce Dellçev,, në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin F.I.(35) nga f.Vrutok i Gostivarit.

Ai dyshohet se gjatë orëve të mëngjesit, ka kryer vjedhje në kishën ,,Shën Maria e Virgjër,, në Gostivar, ku ka vjedhur para.

Tek ai janë gjetur dhe konfiskuar pjesë nga paratë e vjedhura. I njëjti është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.