Ligji për Dhomat e Specializuara iu rikthye deputetëve të Kuvendit.
Kryekuvendarja, Albulena Haxhiu tha se puna për këtë çështje nis javën që vjen, derisa shqyrtimi deri në votim ka kohë vetëm 1 muaj.
Një ditë pas vendimit të Presidentes që ligjin për Gjykatën Speciale ta kthejë për rishqyrtim me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës, pak nga anëtarët e kësaj të fundit u dukën te selia qendrore.
Nga Aleanca, që e përkrahën ligjin, pohojnë se nuk e dinë çka po tentohet të ndryshohet.
Besnik Tahiri edhe brenda komisionit për legjislacion, ku u votua ligji para se të shkoi në Kuvend, kërkoi që çfarëdo që po kërkohet të ndërrohet, të bëhet në kohë.
As në komision e as jashtë tij, Blerta Deliu e PDK nuk tha asnjë fjalë për këtë çështje. Derisa bashkëpartiaku i saj, anëtar në këtë grup, Përparim Gruda nuk ishte i pranishëm.
Ligji për Specialen u miratua në lexim të dytë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me 6 tetor.
Detajet mund t'i gjeni në kronikën e mëposhtme.

