Portieri i Manchester Unitedit, Andre Onana, aktualisht i huazuar te Trabzonspori, raportohet se është dërguar në spital pas një aksidenti me veturë në Turqi.
Sipas “Daily Star”, aksidenti përfshiu tri automjete, pasi vetura me të cilën udhëtonte Onana u godit nga prapa me shpejtësi të lartë.
Onana po udhëtonte drejt shtëpisë me familjen e tij pas ndeshjes.
Sipas raportimeve, portieri kamerunas dhe familjarët e tij janë mirë.
Burimi: klankosova.tv ↗

