Bayern Munich ka publikuar një komunikatë zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të trajnerit të Vincent Kompany, i cili pati nevojë për trajtim mjekësor të premten, pasi është rrëzuar gjatë një seance stërvitore të ekipit të dytë.
Sipas klubit bavarez, Kompany po ndiqte nga afër stërvitjen e ekipit të dytë kur ndodhi incidenti.
“Vincent Kompany kishte nevojë për ndihmë mjekësore të premten, pasi kolapsoi gjatë një seance stërvitore të ekipit të dytë”, thuhet në komunikatën e Bayern Munich.
Klubi bëri të ditur gjithashtu se, deri në një njoftim të ri, detyrat e trajnerit do të mbulohen nga stafi i tij teknik, i cili do të marrë përsipër drejtimin e stërvitjeve dhe organizimin e ndeshjeve.
Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, theksoi se shëndeti i trajnerit belg është prioriteti absolut për klubin.

