Ish deputeti i Kosovës, Zafir Berisha është emocionuar teksa ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Berisha në emisionin "DPT Te Fidani" tha se vendimi dënues i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së është atak ndaj shtetit të Kosovës.
"Domethënë këtë e kam marrë si një atak që i bëhet shtetit të Kosovës dhe të arriturave dhe që llogaris se kjo është hapi i parë i Serbisë drejt Kosovës. E kam thënë në disa shkrime e disa prononcime, domethënë ky është veç fillimi dhe po më vjen shumë keq që 90 % e njerëzve nuk po e kuptojnë se në çfarë sfide është duke u futur shteti i Kosovës", tha Berisha, njofton Klankosova.tv.
Burimi: klankosova.tv ↗

