KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tayna prek me mesazhin për Rinesa Qeriqin: Ishte një artiste përpara kohës së saj

Tayna prek me mesazhin për Rinesa Qeriqin: Ishte një artiste përpara kohës së saj

Ndarja nga jeta e artistes Rinesa Qeriqi, e njohur si Rinesancë, ka prekur edhe reperen Tayna, me të cilën ajo bashkëpunoi në këngën Nata, pjesë e albumit Genesis.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Tayna shprehu dhimbjen për humbjen e artistes, duke treguar se e vlerësonte prej kohësh për talentin, sinqeritetin dhe mënyrën e veçantë të të bërit muzikë.

Ajo kujtoi se, kur kishte vendosur të bashkëpunonte me artistë të rinj, Rinesa ishte ndër emrat e parë që i kishin ardhur në mendje.

Reperja tregoi se Rinesa i kishte dërguar disa këngë nga albumi i saj, të cilat e kishin mahnitur. Tayna vlerësoi gjithashtu përkushtimin e saj dhe faktin që krijimtaria e artistes kishte një identitet të veçantë.

Në mesazhin e saj, Tayna e përshkroi Rinesën si një artiste shumë përpara kohës së saj, si në shkrim e mendim, ashtu edhe në muzikë.

Ajo e cilësoi si një botë më vete dhe shprehu keqardhjen që nuk pati mundësinë ta takonte nga afër.

Tayna zbuloi se ditët e fundit e kishte pasur shpesh në mendje dhe ishte shqetësuar për të, por lajmi për vdekjen e saj e kishte tronditur.

Në fund, reperja i kushtoi një mesazh lamtumire mikeshës së saj, duke e kujtuar me dashuri dhe respekt. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.