Aktorja turke, Demet Ozdemir, ka surprizuar ndjekësit me ndryshimin e fundit në pamjen e saj, duke hequr dorë nga flokët e gjatë që e kanë karakterizuar prej vitesh.
Ajo ka zgjedhur një model bob deri te mjekra, me prerje të drejtë dhe maja lehtësisht të rrumbullakosura.
Pamja e re u prit me komente pozitive në rrjetet sociale, ku ndjekësit vlerësuan zgjedhjen e aktores.
Demet Ozdemir/Instagram
Mes tyre ishte edhe këngëtarja turke Derya Ulug, e cila i la një kompliment.
Demet e prezantoi modelin e ri edhe gjatë Javës së Modës në Paris, në fillim të tetorit, ku mori pjesë e ftuar nga një markë mode.
Demet Ozdemir/Instagram
Aktorja nuk ka treguar nëse ndryshimi lidhet me ndonjë rol të ri. Pas serialit Eşref Ruya, ku luajti përkrah Çagatay Ulusoy, ajo ka bërë një pushim dhe ende nuk ka njoftuar për projekte të reja.
Ozdemir është e njohur për publikun shqiptar dhe atë të rajonit për rolet në serialet Erkenci Kus dhe Dogdugun Ev Kaderindir. /Telegrafi/
Demet Ozdemir/Instagram

