KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të shtunën ndërpritet ngrohja në Prishtinë, njofton Termokosi

Të shtunën ndërpritet ngrohja në Prishtinë, njofton Termokosi

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se furnizimi me ngrohje në Prishtinë do të ndërpritet përkohësisht në orët e para të së shtunës, më 24 tetor, për shkak të ndaljes së kontrolluar të njësisë B2 të Termocentralit “Kosova B”.

Sipas njoftimit, ndalja e kësaj njësie do të pamundësojë furnizimin me avull, i cili shfrytëzohet për prodhimin e energjisë ngrohëse.

Gjatë kësaj periudhe, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përmes ngrohtores që mbulon nevojat e kësaj qendre.

“Termokos” ka bërë të ditur se ndërprerja do të shfrytëzohet për të adresuar vështirësitë e paraqitura në qarkullimin e ngrohjes gjatë ditëve të para të këtij sezoni ngrohës.

“Kjo ndërprerje e përkohshme do të shfrytëzohet për të adresuar vështirësitë e paraqitura në qarkullimin e ngrohjes gjatë ditëve të para të këtij sezoni ngrohës.

NP “Termokos” do të jetë në koordinim të ngushtë me KEK-un për rikthimin e furnizimit me avull. Sapo të krijohen kushtet e nevojshme, do të ndërmerren të gjitha veprimet për rikthimin e furnizimit me ngrohje për të gjithë konsumatorët.

NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe i falënderon për durimin gjatë kësaj ndërprerjeje të përkohshme”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.