Një person është arrestuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar mbi 718 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar gjithsej 718.18 gramë marihuanë, një sprej me gaz CS, një telefon, një peshore elektrike dhe një mulli për bluarjen e substancave (grinder).
I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

