Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh te rrethi në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, më saktësisht në afërsi të Stacionit të Autobusëve.
Në bazë të pamjeve të siguruara nga Klankosova.tv, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa përveç dëmeve të dukshme materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë ende një konfirmim zyrtar.
Burimi: klankosova.tv ↗

