Një vit, një muaj e dhjetë ditë. Kaq kohë ka kaluar që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën, nga 12 shtatori i vitit 2025.
Ky mekanizëm, që synonte avancimin e bashkëpunimit në ekonomi, siguri e diplomaci, ka mbetur i ngrirë. Rol të madh sipas një ish-presidenteje është që vendi të mos mbajë raporte të zbehta me aleatin e saj.
Partia Demokratike, vlerëson se ka ardhur koha që ekzekutivi të ndërmarrë hapa konkretë, pasi SHBA-ja po e rikthen vëmendjen te shteti fqinj.
Kjo konsiderohet se po i kushton vendit në marrëdhëniet dypalëshe dhe në përpjekjet për integrim ndërkombëtar.
Nga Vetëvendosje nuk e komentuan këtë, teksa nëse e kanë ndërmend ta vazhdojnë dialogun aty ku ka mbetur, Klani ka dërguar pyetje tek Ambasada e Amerikës në Kosovë po që e njejta nuk ka kthyer përgjigje.

