Paratë mblidhen, por pak shpenzohen për qëllimin për të cilin grumbullohen.
Nga viti 2019 deri 2025, shteti tuboi 2.35 miliardë euro nga taksa mjedisore. Por të dhënat e institutit Atlas, shpërfaqin faktin se veç 79 milionë u harxhuan për ambient.
Madje, vjet, u mblodhën mbi 400 milionë euro për mjedis, por u shfrytëzuan vetëm 7.9 milionë.
Organizatat mjedisore thonë se Kosova është shumë larg përmbushjes së kritereve të Bashkimit Evropian.
Andaj, qeverisë i kërkohet llogari për destinacionin e taksave.
Për investimet e pakta në ambient, Klani pyeti edhe Ministrinë e Mjedisit, por nga ky dikaster nuk pati përgjigje.
Detajet mund t'i mësoni në kronikën e mëposhtme:
Burimi: klankosova.tv ↗

