KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu e quan joserioze kërkesën e PDK-së për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Haxhiu e quan joserioze kërkesën e PDK-së për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, e ka cilësuar joserioze kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që Ligji për Dhomat e Specializuara të kthehet në Kuvend për rishqyrtim.

Në një deklarim në FIVE të TV Dukagjinit, Haxhiu ka thënë se ligji tashmë është miratuar me dy të tretat e votave në Kuvend dhe se vëmendja duhet të përqendrohet te procesi i apelit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

“Për mua kjo është temë joserioze. Jo veç që është votuar ky ligj me dy të tretat e votave në Kuvend, mirëpo kemi përpara një proces deri ën Apel të çlirimtarëve në Hagë. Ka shumë punë për të bërë. Aleanca e ka dhënë kontributin e vet, do ta jap gjithmonë. Mirëpo kthimi prapa nuk është serioz. Megjithatë duhet të japim maksimumin për një punë edhe në ekipin punues që është formuar, edhe Aleanca e ka përfaqësuesin e vet. Por, mbi të gjitha si shtet duhet të punohet shumë deri në Apel, me financa, me mbështetje juridike e gjithçka që kërkohet prej shtetit”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se Aleanca ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj, duke përmendur edhe përfaqësimin e kësaj partie në ekipin punues të formuar për këtë çështje.

Sipas Haxhiut, institucionet duhet të përqendrohen në sigurimin e financave dhe mbështetjes juridike për procesin e apelit, si dhe në të gjitha nevojat që mund të paraqiten gjatë këtij procesi.

“Si kthim prapa nuk është serioze dhe kjo duhej të ndodhte në Kuvend”, ka thënë ajo.

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.