KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim për mosmiratimin e emërimit të deputetëve të Grupit Parlamentar të Listës Serbe në komisionet parlamentare, rreth një muaj pas fillimit të punës së tyre.

Në një komunikatë për media, KDI-ja ka bërë të ditur se propozimi për emërimin e deputetëve të Listës Serbe nuk mori mbështetjen e nevojshme as në seancën e sotme dhe as në atë të 15 tetorit, me arsyetimin e mungesës së kuorumit.

Sipas KDI-së, kjo ndodhi ndonëse në të dyja rastet në sallë kishte numër të mjaftueshëm deputetësh për votimin e pikave të tjera të rendit të ditës.

KDI vlerëson se moszgjidhja e kësaj çështjeje po ua pamundëson deputetëve të Listës Serbe pjesëmarrjen në punën e komisioneve parlamentare dhe po ua kufizon mundësinë për të përfaqësuar interesat e komunitetit që përfaqësojnë.

“Meqë komisionet kanë filluar punën rreth një muaji, kjo situatë po ua pamundëson deputetëve të propozuar pjesëmarrjen në një pjesë të rëndësishme të punës parlamentare”, thuhet në komunikatë.

Sipas këtij instituti, mungesa e përfaqësimit në komisione i pengon deputetët të marrin pjesë në shqyrtimin e projektligjeve, mbikëqyrjen e institucioneve dhe proceset e tjera parlamentare.

KDI-ja ka theksuar se përfaqësimi i komuniteteve në Kuvend është e drejtë kushtetuese, e cila duhet të garantohet përmes pjesëmarrjes efektive në strukturat dhe proceset vendimmarrëse parlamentare.

“Zvarritja e emërimeve pengon ushtrimin e kësaj të drejte dhe rrezikon të cenojë gjithëpërfshirjen në proceset parlamentare”, thuhet në komunikatë.

KDI-ja u ka bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare që ta zgjidhin këtë çështje sa më parë, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Instituti ka theksuar se kjo është e nevojshme për të siguruar përfaqësimin efektiv të komunitetit serb në komisionet parlamentare dhe për t’u mundësuar të gjithë deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre përfaqësues.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.