KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dhjetë të arrestuar nga aksioni kundër kontrabandës në veri

Dhjetë të arrestuar nga aksioni kundër kontrabandës në veri

Dhjetë persona janë arrestuar nën dyshimet për kontrabandim me mallra në veri të Kosovës, pas 22 bastisjeve të zhvilluara në katër komuna të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Nëntë lokacione janë bastisur në Mitrovicën e Veriut, pesë në Zubin Potok, pesë në Zveçan dhe tri në Leposaviq.

Ndërkaq, gjatë aksioneve të zhvilluara në kuadër të këtij hetimi, janë sekuestruar 22 automjete dhe mallra me vlerë doganore mbi 200 mijë euro, nën dyshimet për kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë.

Aksioni kundër kontrabandës në veri, AKI-ja e përfshirë në hetime: Sekuestrohen mbi 22 automjete e mallra mbi 200 mijë euro

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.