Lionel Messi do të mbërrijë këtë të enjte në Oviedo për të marrë çmimin “Princesa de Asturias” për sportin, për vitin 2026.
Interesi për ta parë argjentinasin ka qenë i jashtëzakonshëm. Sipas Mundo Deportivo, 4.700 biletat falas për takimin e tij me publikun u rezervuan brenda vetëm 13 minutash.
Messi do të takohet me fëmijë dhe të rinj në Pallatin e Sporteve në Oviedo, të enjten në orën 17:30. Të premten, në orën 18:30, ai do të marrë çmimin në ceremoninë që do të mbahet në Teatrin Campoamor.
Vlerësimi i është dhënë për karrierën e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin humanitar në mbështetje të fëmijëve në nevojë. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

