I dërguari i posaçëm i ShBA-së, Steve Witkoff, pritet të takohet të mërkurën në Shën Petersburg me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar propozimet që synojnë përfundimin e luftës shumëvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës.
Takimi vjen një ditë pas bisedimeve që Witkoff zhvilloi në Oslo me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Një zyrtar amerikan e cilësoi këtë takim si “konstruktiv”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Kievi e kishte akuzuar më herët Uashingtonin për mosndarjen e informacioneve të rëndësishme të inteligjencës, pretendime që pala amerikane i kishte hedhur poshtë, duke i cilësuar si “skandaloze”.
Megjithatë, Zelensky deklaroi të martën se shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës me ShBA-në lidhur me sulmet raketore ruse “tani po funksionon”.
Pas takimeve në Oslo, Zelensky dhe aleatët e tij evropianë theksuan se tashmë i takon Moskës të reagojë ndaj propozimeve të dakorduara gjatë bisedimeve me palën amerikane.

