KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Konkursi për Reumatologji: Vitia fajin ia lë ShSKUK-së, kjo hesht (VIDEO)

Konkursi për Reumatologji: Vitia fajin ia lë ShSKUK-së, kjo hesht (VIDEO)

Klinika e Reumatologjisë po synon të ketë më shumë mjekë sesa pacientë.

Një standard i rrallë ky në shëndetësinë publike.

Të premten e kaluar, QKUK-ja ka hapur konkurs për punësimin e 2 reumatologëve, edhe pse kjo klinikë aktualisht ka 13 specialistë në punë me vetëm 14 shtretër për pacientë, raporton Klan Kosova.

Megjithatë, një javë nga ky raportim, televizioni nuk ka pranuar asnjë përgjigje ani se këtë çështje e ka adresuar deri në nivel të ministrit të Shëndetësisë.

Vetë ministri Arben Vitia pak javë më parë publikisht për Klan Kosovën kishte thënë se nuk do të ketë konkurse në QKUK, në ato klinika ku ka mjaftueshëm, madje edhe më shumë mjekë.

Në anën tjetër, ministrit iu përkujtua se me cilën logjikë në Reumatologji synohet të bëhet 15 specialistë kurse në klinikën e ORL-së janë vetëm 9.

Për më tepër, kësaj klinike ia kanë hapur konkursin vetëm për punësimin e 4 otorinolaringologëve, por që këto shifra zyrtare nuk iu duken bindëse. ORL përballet me lista të gjata të trashëguara ndër vite për kryerjen e operacioneve, intervenime këto që kanë kosto në sektorin privat. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.