KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Putin po e përgatit vajzën e tij që ta drejtojë Rusinë?

Putin po e përgatit vajzën e tij që ta drejtojë Rusinë?

A po merr kontrollin mbi qeverinë vajza e Putinit? Në Rusi po zhvillohen ndryshime të mëdha në kabinetin qeveritar.

Irina Okladnikova, 41 vjeçe, pritet të bëhet zëvendëskryeministrja më e re dhe të marrë drejtimin e zyrës ekzekutive të qeverisë.

Një detaj interesant është se vëllai i saj, Alexander Wolf, ka punuar për fondacionin Innopraktika, i cili lidhet me Katerina Tikhonovan, vajzën e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë, 70-vjeçari Yuri Trutnev po largohet nga postet e zëvendëskryeministrit dhe të të dërguarit presidencial për Lindjen e Largët, pas 13 vjetësh në këto funksione. Sipas raportimeve të mediave, ai mund ta vazhdojë karrierën e tij në Kremlin.

Vlen të kujtohet gjithashtu se Sergei Ivanov, 73 vjeç, një nga bashkëpunëtorët e kahershëm të Putinit, vdiq në qershor.

Në vjeshtë, u përhapën zëra se Sergei Mironov, po ashtu 73 vjeç, ishte i sëmurë rëndë, por vetë politikani i mohoi këto pretendime.

Duket se elita drejtuese e Rusisë po kalon një ndryshim brezash. A mund të ketë Katerina Tikhonova informacione për gjendjen shëndetësore të babait të saj, të cilat po e shtyjnë të promovojë njerëzit e saj në poste qeveritare? /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.