KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky: Nuk po e humbim luftën, por po humbim njerëz

Zelensky: Nuk po e humbim luftën, por po humbim njerëz

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i pyetur nga gazetarët mbi vlerësimin e tij pas bisedimeve të zhvilluara sot, ka theksuar se Ukraina kërkon t’i japë fund kësaj lufte sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se Kievi është i gatshëm për negociata.

Kreu i shtetit ukrainas nënvizoi se, ndonëse Ukraina nuk po mposhtet në fushëbetejë, kostoja njerëzore mbetet e rëndë për shkak të agresionit të vazhdueshëm rus, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

 Natyrisht, ne nuk po e humbim këtë luftë, por po humbim njerëz sepse Rusia sulmon”, deklaroi Zelensky.

Ai shtoi po ashtu se shpreson që partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ndihmojnë në përmbylljen përfundimtare të kësaj lufte.

Këto komente presidenti ukrainas i bëri pas përmbylljes së konferencës për media të liderëve evropianë rreth zhvillimeve më të fundit diplomatike dhe mbështetjes për Ukrainën

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.