Opinionisti Rrahman Paçarizi ka komentuar reagimet e fundit të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, lidhur me diskutimet për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale nga Kuvendi i Kosovës.
Gjatë debatit në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Paçarizi tha se reagimi i Trendafilovës reflekton pasiguri juridike përballë autoritetit legjislativ të Kosovës.
Unë e shoh një reagim të momentit, reagim të mllefit, mospajtimit dhe të një lloj paniku nga zonja Trendafilova, e cila nuk besoj që është shumë komode sepse nuk ka argumente juridike, ashtu siç nuk do të kishte asnjë gjykatë në botë ta kundërshtonte një ligj të miratuar nga legjislativi tha Paçarizi.
Ai poashtu theksoi se ndonëse nuk është shumë optimist për efektet përfundimtare, ligji mbetet i vetmi instrument juridik në dispozicion, pasi Dhomat e Specializuara janë të detyruara t'i binden vendimeve të Kuvendit të Kosovës.

