KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligji për Specialen, Vllahiu tregon çfarë ndodh nëse presidentja e kthen në Kuvend (VIDEO)

Ligji për Specialen, Vllahiu tregon çfarë ndodh nëse presidentja e kthen në Kuvend (VIDEO)

Opinionisti Arbër Vllahiu ka komentuar mundësitë që presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ta kthejë ligjin për Specialen në Kuvend.

Vllahiu tha se nuk pret që presidentja ta kthejë ligjin në Kuvend, i cili është miratuar me 88 vota për.

“Unë nuk e besoj që presidentja do ta kthente një ligj të këtillë, kur është votuar prej 88 deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Në qoftë se do të duhej ta kthente presidentja, atëherë duhet të hyjë në përmbajtjen e këtij ligji dhe asaj i del më shumë punë sesa mund të mendojmë ne”, deklaroi Vllahiu.

Ai shtoi se kthimi i ligjit nuk nënkupton domosdoshmërisht se Kuvendi do të pajtohet me vendimin e presidentes.

“Ajo që është me rëndësi është se edhe nëse e kthen në Kuvendin e Kosovës, jo domosdoshmërisht që Kuvendi duhet pajtohet me rrëzimin ose me kthimin e një ligji nga Presidentja.

“Presidentja mundet me e kthy në Kuvend, por Kuvendi i Kosovës duhet me trajtu prapë, por jo domosdoshmërisht Kuvendi i Kosovës mund të pajtohet me kthimin e një ligji nga presidentja. Pra, mund ta rrëzojë Kuvendi i Kosovës edhe vendimin e presidentes për ta kthyer në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi ai./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.