KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Autostrada e Gjilanit, Mustafa: Ky është mashtrim tipik i Kurtit (VIDEO)

Autostrada e Gjilanit, Mustafa: Ky është mashtrim tipik i Kurtit (VIDEO)

Dështimi i ndërtimit të autostradës së Gjilanit, për deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës PDK, Arben Mustafa, është mashtrim tipik dhe përbuzje ndaj qytetarëve.

Në DPT te Fidani, deputeti i PDK-së ka theksuar se qeveria aktuale nuk po arrin të çojë përpara asnjë projekt kapital në vend.

Ai rikujtoi deklaratat dhe postimet e Kurtit të vitit 2023, ku kryeministri u uronte qytetarëve hapjen e kësaj rruge brenda atij viti, premtim i cili mbeti i parealizuar.

Me thënë hapet pas tre viteve edhe pak me deviju plus-minus një vit, thotë: ka qenë planifikim i keq. Po me thënë ‘hapet këtë vit’, kur nuk ka qenë as afër, kjo është mashtrim. Është mashtrim tipik”, tha Mustafa.

Sipas Mustafës, ky mosveprim përbën fyerje dhe shpërfillje direkte ndaj besimit politik që banorët e kësaj treve i kishin dhënë ekzekutivit.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë strategjike të këtij aksi rrugor, duke nënvizuar se projekti fillestar parashikonte shtrirjen deri te pika kufitare te Dheu i Bardhë dhe Kamenica, zona të cilat po përballen me zbrazje dhe largim të rinisë në mungesë të perspektivës zhvillimore. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.