FIFA ka marrë masa disiplinore ndaj tre përfaqësuesve të Kombëtares së Egjiptit pas kritikave të ashpra ndaj arbitrimit në ndeshjen kundër Argjentinës në Kupën e Botës 2026.
Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, dhe drejtori i kombëtares, Ibrahim Hassan, janë dënuar me nga tri ndeshje pezullim, ndërsa futbollisti Mostafa Ziko është suspenduar për pesë ndeshje.
Ziko akuzoi për padrejtësi
Vendimet e FIFA-s lidhen me deklaratat e bëra pas humbjes 3-2 ndaj Argjentinës në fazën e 1/8 së finales së Botërorit. Egjipti kishte krijuar epërsi prej dy golash, por Argjentina arriti ta përmbyste rezultatin dhe të sigurojë kualifikimin.
Polemikat u shkaktuan nga një gol i anuluar i Zikos për shkak të një faulli në aksionin paraprak, si dhe nga pretendimet e egjiptianëve për një penallti të padhënë në fund të takimit.
Trajneri Hossam Hassan kritikoi ashpër vendimet e gjyqtarit, ndërsa Ziko akuzoi arbitrin për padrejtësi dhe vuri në pikëpyetje integritetin e turneut.
Federata Egjiptiane e Futbollit ka kërkuar nga FIFA arsyetimin e detajuar të vendimeve, në mënyrë që të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes së një ankese.
Dënimet mund të ndikojnë në angazhimet e ardhshme të Egjiptit në kualifikimet për Kupën e Afrikës. /Zëri

