KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Futsall: Tre gjyqtarë nga Kosova ndajnë drejtësi në ndeshjen Rumani-Portugali

Futsall: Tre gjyqtarë nga Kosova ndajnë drejtësi në ndeshjen Rumani-Portugali

Tre gjyqtarë nga Kosova do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen mes Rumanisë dhe Portugalisë, e vlefshme për fazën kryesore të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2028 në futsall.

Besar Beqiri është caktuar gjyqtari i parë i kësaj përballjeje, ndërsa Besart Ismajli do të jetë gjyqtari i dytë. Në këtë ndeshje, Florentina Kallaba do të ketë rolin e gjyqtares së tretë.

Caktimi i treshes kosovare në këtë përballje ndërkombëtare përbën një tjetër angazhim të gjyqtarëve nga Kosova në garat evropiane të futsallit, transmeton Klankosova.tv.

Ndeshja Rumani – Portugali do të zhvillohet më 21 tetor, me fillim nga ora 19:00, në palestrën “City Hall Arena”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.