KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Filmi me aktoret nga Kosova, premierë në festivalin prestigjioz “Cinemed” në Francë

Filmi me aktoret nga Kosova, premierë në festivalin prestigjioz “Cinemed” në Francë

Filmi artistik i shkurtër “Qentë nuk kanë ëndrra”, me regji të Hanis Bagashov dhe me pjesëmarrjen e aktoreve të njohura kosovare Era Balaj e Ilire Vinca, vazhdon rrugëtimin e suksesshëm ndërkombëtar me premierën franceze në edicionin e 48-të të festivalit prestigjioz “Cinemed”.

Pas premierës botërore në edicionin e 32-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, projekti kinematografik është përzgjedhur në kuadër të programit kryesor garues për filma të shkurtër në Francë.

Filmi do të shfaqet dy herë në kinemanë "Pathé Comédie", më 20 dhe 22 tetor, në prani të aktores kryesore Era Balaj, regjisorit dhe producentit Hanis Bagashov, si dhe montazhierës e bashkëproducentes Kasijana Angelova.

Pjesëmarrja e aktores Era Balaj në këtë festival është mundësuar me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Francë, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë edicion, filmi garon për disa çmime të rëndësishme, përfshirë Grand Prize, Canal+ Prize, Audience Prize dhe Young Jury Prize.

Rolet kryesore në film interpretohen nga Era Balaj dhe Deniz Rustemi, teksa në kastë përfshihen edhe Ilire Vinca, Refet Abazi, Mentor Kurti dhe Gresa Farizi.

Ekipi realizues përbëhet nga drejtori i fotografisë Fejmi Daut, montazhierja Kasijana Angelova, kompozitorja Arta Abazi, kostumografja dhe skenografja Elena Bilbiloska, si dhe dizajneri i zërit Darko Spasovski.

Ky projekt filmik është mbështetur financiarisht nga Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i realizuar nga shtëpia filmike "Hithra Films", në bashkëprodhim me "Eterna Films" nga Bullgaria dhe "Casablanca Film Production" nga Sllovenia, ndërsa shpërndarja ndërkombëtare menaxhohet nga "Lights On".

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.