KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mustafa për gjendjen e ekonomisë: Jeta e qytetarëve po përkeqësohet çdo vit (VIDEO)

Mustafa për gjendjen e ekonomisë: Jeta e qytetarëve po përkeqësohet çdo vit (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, dha kritika të ashpra ndaj ekzekutivit lidhur me rënien e standardit të jetesës dhe menaxhimin e krizës ekonomike në vend.

Mustafa ka theksuar se tash e katër vjet, qytetarët përballen me një valë të pandërprerë të rritjes së çmimeve, ndërkohë që nga ana e qeverisë ka munguar tërësisht një strategji apo përgjigje thelbësore ekonomike.

Cilësia e jetës të qytetarit të Kosovës po degradon çdo vit e më tepër dhe kjo nuk duket që ka të ndalur, për shkak se ne ka të paktën katër vite prej kur po ballafaqohemi me këtë rritje të madhe të çmimeve, por ende nuk e kemi parë një përgjigje serioze apo një tentativë për t'iu përgjigjur seriozisht rritjes së çmimeve”, deklaroi Mustafa.

Sipas tij, në vend të politikave afatgjata për mbrojtjen e xhepit të qytetarëve, janë ndërmarrë vetëm ndërhyrje sipërfaqësore dhe me prapavijë elektorale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.