KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Motra e modeles Sahara Ray me dedikim prekës për të: Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë këtë dhimbje

Motra e modeles Sahara Ray me dedikim prekës për të: Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë këtë dhimbje

Motra e vogël e modeles dhe sipërmarrëses Sahara Ray, e cila ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e saj.

Ruby Ray publikoi disa fotografi me motrën e saj të ndjerë, duke e përshkruar Saharën si një person plot jetë, inteligjente, të dashur dhe me një shpirt të jashtëzakonshëm.

Ajo tha se bota tashmë i duket shumë më e errët pa praninë e saj.

Foto: Instagram

“Është mizore ta duash dikë kaq shumë dhe më pas të mos dish ku ta çosh gjithë atë dashuri”, shkroi Ruby, duke shtuar se nuk ekzistojnë fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen që po përjeton.

Sahara ishte vajza e sërfistit profesionist Tony Ray. Ajo u lind në Australi dhe u rrit në Kaliforni, ku krijoi markën e saj të rrobave të banjës, Sahara Ray Swim.

Foto: Instagram

Emri i saj tërhoqi vëmendjen e mediave edhe në vitin 2016, kur u përfol për një lidhje me këngëtarin Justin Bieber.

Në vitin 2024, modelja kishte bërë të ditur se ishte diagnostikuar me sindromën Guillain-Barre, një çrregullim i rrallë neurologjik, e më vonë kishte treguar se simptomat po fillonin të zbuteshin.

Në fillim të këtij viti, Sahara u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën e saj, Snow. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.