KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky në Oslo për bisedime me SHBA-në, Rubio mohon ndalimin e inteligjencës për Ukrainën

Zelensky në Oslo për bisedime me SHBA-në, Rubio mohon ndalimin e inteligjencës për Ukrainën

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ka mbërritur në Norvegji përpara bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në një kohë kur marrëdhëniet mes udhëheqësit ukrainas dhe presidentit amerikan Donald Trump janë përkeqësuar.

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, bëri të ditur se Zelensky i kishte kërkuar Norvegjisë dhe Finlandës fqinje të organizonin takimin me përfaqësuesit amerikanë dhe aleatët evropianë, në një moment kritik për Ukrainën.

Para takimit, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cilësoi si “skandaloze” dhe “të papranueshme” akuzat se ukrainasit po humbnin jetën për shkak se SHBA-ja po i mohonte Kievit informacionet e inteligjencës, raporton BBC.

Reagimi i tij erdhi pasi këshilltari teknik ushtarak i Zelenskyt, Serhii “Flash” Beskrestnov, i tha BBC-së se mungesa e paralajmërimeve të besueshme nga SHBA-ja po shkaktonte humbje jetësh.

“Kjo duket shumë e çuditshme. Ndonjëherë e marrim këtë informacion përpara sulmit, ndërsa herë të tjera jo”, deklaroi Beskrestnov.

Marrëdhëniet mes Kievit dhe Uashingtonit janë përkeqësuar javët e fundit. Trump ka deklaruar se Ukraina duhet të ketë një president të ri dhe, së fundmi, ka thënë se është koha që “dikush tjetër të negociojë në emër të Ukrainës”.

Kryeministri norvegjez Støre theksoi se qëllimi i bisedimeve në Oslo është që marrëdhëniet të orientohen drejt një rruge më konstruktive. Ai shtoi se synimi është përfundimi diplomatik i luftës dhe arritja e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë.

Ndërkohë, Zelensky bëri të ditur se kishte zhvilluar një diskutim konstruktiv me Rubion, ku ishin trajtuar nevoja për paralajmërime të hershme amerikane, raketa për interceptimin e sulmeve dhe rrjeti satelitor i internetit Starlink i kompanisë SpaceX.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.