Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka fituar një lëndë gjyqësore, në të cilën vlera e pretenduar ndaj saj ishte 6.2 milionë euro.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi këtë si një tjetër rezultat në mbrojtje të parasë publike, duke theksuar përkushtimin ndaj interesit publik, përgjegjësinë dhe rezultatet konkrete.
“FAKTET PËRBALLË PROPAGANDËS! Një tjetër lëndë e fituar në mbrojtje të parasë publike! Në këtë çështje, vlera e pretenduar ndaj Komunës ishte 6.2 milionë euro. Kështu dëshmohet përkushtimi ndaj interesit publik, me punë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete. Vazhdojmë”, ka shkruar Rama.
Burimi: dukagjini.com ↗

