Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në Mitrovicën e Jugut, ku një grua dyshohet se është ofenduar dhe sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit, transmeton klankosova.tv.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar të dyshuarin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Burimi: klankosova.tv ↗

