Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se ka realizuar gjithsej 2 mijë e 606 operacione gjatë periudhës janar–shtator 2026, sipas raportit zyrtar të spitalit.
Sipas njoftimit në Facebook, ndërhyrjet janë kryer nga ekipet e kirurgëve, anesteziologëve, instrumentarëve, teknikëve të anestezionit dhe stafit mbështetës teknik.
Numri më i madh i operacioneve është realizuar në repartin e ortopedisë, me 486 ndërhyrje, pasuar nga obstetrika me 485 dhe kirurgjia e përgjithshme me 469 operacione. Në oftalmologji janë kryer 457 ndërhyrje, ndërsa në otorinolaringologji (ORL) 384.
Ndërkohë, në urologji janë realizuar 216 operacione dhe në gjinekologji 109.
“Puna në sallat e operacionit po vazhdon me kapacitet të plotë në shërbim të pacientëve”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

