Një thikë e kamufluar në formë arme është konfiskuar gjatë një kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Rasti ka ndodhur më 19 tetor rreth orës 08:50, kur gjatë kontrollit të një shtetasi të Kosovës, në çantën e tij është gjetur thika, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportit, me vendim të prokurorit, mjeti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Burimi: klankosova.tv ↗

