KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Është një luftë hibride”, Edi Rama: Rreth 200 policë të lënduar dhe vetëm 80 protestues

“Është një luftë hibride”, Edi Rama: Rreth 200 policë të lënduar dhe vetëm 80 protestues

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bashkë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro i është drejtuar mediave për protestat e ditëve të fundit në Shqipëri.

Shefi i qeverisë shqiptare deklaroi që rreth 200 efektivë policie dhe rreth 80 protestues janë lënduar, ndërsa iu referua edhe shifrave nga disa vende evropiane për të krahasuar rastet e lëndimeve gjatë protestave.

Rama theksoi se një pjesë e të rinjve të përfshirë në protestë nuk janë studentë apo nxënës, por persona të maskuar, të cilët, sipas tij, janë paguar dhe sjellë nga periferitë për të sulmuar policinë dhe për të krijuar frymë terrori.

Ndërsa, kryeministri Rama, duke marrë për referencë të dhënat nga Franca, Spanja dhe Gjermania foli për numrin e zyrtarëve policorë dhe protestuesit që kanë marrë ndihmë mjekësore gjatë protestave.

“Të rinj të maskuar, të paguar dhe të sjellë nga periferitë për të sulmuar policinë dhe për të krijuar frymën e terrorit. Jemi rreth 200 policë të lënduar dhe rreth 80 protestues të lënduar. Në Spanjë, 883 protestues dhe vetëm 33 policë kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Në Gjermani, 130 protestues dhe 34 policë kanë marrë ndihmë mjekësore. Kjo është një listë e ushtrimit joproporcional të forcës nga ana e policisë dhe shtetit në raport me protestuesit. Monopolin e forcës në demokraci e ka shteti. Vetëm shteti mund të ushtrojë forcë dhe ka të drejtë ta ushtrojë atë në mënyrë joproporcionale”, tha Rama.

Sipas Ramës, protestat po shfrytëzohen për të destabilizuar vendin dhe për të frenuar negociatat me BE-në.

“Duart që janë futur këtu për të shfrytëzuar manifestimin e pakënaqësisë qytetare për arsye nga më të ndryshmet, janë duar që së bashku kërkojnë të shfrytëzojnë një moment, një boshllëk, një hapësirë të krijuar për të frenuar ecurinë e mëtejshme të vendit tonë, për të destabilizuar një vend që ka qenë eksportues i stabilitetit në këtë pjesë të Evropës, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe për ta frenuar procesin e negociatave në BE”, tha Rama.

Ndërsa, Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro bëri të ditur se në pjesën më të madhe të shkollave mësimi ka vijuar rregullisht, ndërsa konfirmoi se të gjitha orët e humbura nga mungesat e nxënësve do të zëvendësohen.

“Dje kemi pasur shkolla ku pjesëmarrja ka qenë 90%. Shkollat kanë qenë të hapura për të gjithë. Procesi mësimor ka nisur edhe kur ka pasur mungesa të fëmijëve. Janë orë të marra dhe të zhvilluara nga fëmijët, të cilat do të plotësohen të gjitha. Do t’u ofrojmë të gjithëve këshillim psikologjik, sepse kjo është një traumë. Të njëjtën punë me trajnime e kemi bërë edhe me oficerët e policisë në shkolla. Në të gjitha shkollat e Shqipërisë ka vijuar procesi mësimor, me shumë pak episode, kur jashtë dyerve të shkollave kanë tentuar të prishin orët mësimore”, u shpreh Kumbaro.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.